Italia regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 4 viktima dhe 878 raste të reja pozitive me koronavirus.
Autoritetet shëndetësore raportuan se këtë të martë janë shëruar edhe 353 pacientë, duke e çuar në total numrin e qytetarëve që kanë arritur ta fitojnë betejën me virusin në 206,015.
Që prej fillimit të pandemisë, Italia regjistron në total 35.445 viktima dhe 261,174 të prekur. Në rajonin e Lombardisë, nuk kishte viktima, por 119 të infektuar të rinj.
Ndërkohë, në Shqipëri, gjatë orëve të fundit ndërruan jetë 5 qytetarë dhe u konfirmuan 154 raste të reja.
Advertisement
The post Italia, më pak viktima nga COVID se Shqipëria këtë të martë appeared first on Vizion Plus.