Italia “mbyll” sërish kufijtë me Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia “mbyll” sërish kufijtë me Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

Lajme jo të mira vijnë për të gjithë ata që duan të udhëtojnë në drejtim të Italisë.

Për shkak të situatës pandemike, Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, me përjashtimin e Kosovës, do hiqen nga dita e nesërme nga lista D, ku ndodheshin deri më sot dhe do të bëjnë pjesë e listës E.

Në terma konkrete, hyrja në Itali lejohet vetëm për arsye pune, shëndetësore, studimi dhe urgjence të ndryshme , ndërkohë që përjashtohet sërish arsyeja e turizmit.

Lejohet gjithsesi rikthimi në vendin fqinj për të gjithë personat që kanë nënshtetësi të një vendi të Bashkimit Europian, ose kanë rezidencë aty, si dhe për kategori të ndryshme si sportistët, gazetarët etj.

Advertisement

Sipas dispozitave të reja, personat që paraqiten në kufi duhet të tregojnë modulin Passenger Locator Form të përpiluar, tamponin negativ të kryer deri 72 orë më parë dhe duhet të karantinohet për 10 ditë në adresën e përcaktuar në modulin e mësipërm.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy