
Italia është përfshirë nga moti i keq. Stuhia me shi të rrëmbyeshëm dhe breshër, ka goditur qendrën e Catania-s në ishullin e Sicilisë, duke shkaktuar dëme të mëdha.
Uji i rrëmbyer dhe balta kanë përmbytur rrugët kryesore, duke ndërprerë qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë janë dëmtuar shtëpi, dhe biznese ndërsa pemët janë rrezuar.
Fluturimet në aeroport janë pezulluar. Autoritetet i kanë bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në gatishmëri dhe të mos dalin nga shtëpitë, përveç se për arsye urgjente.
Në rajonin e Liguria-s, reshjet masive kane shkaktuar daljen e lumenjve nga shtrati. Një urë e vogël është shembur, ndërsa 10 familje janë evakuuar nga punonjësit e ekipeve te shpëtimit.
Në Savona permbytjet janë cilësuar si më të rëndat në historinë e provincës, ku janë ndërprerë qarkullimi rrugor dhe hekurudhor.