Italia, frikë nga pasojat e virusit dhe vala e dytë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia, frikë nga pasojat e virusit dhe vala e dytë

Shoqata Italiane e Pulmonologëve tha se pasi vuajnë nga infeksioni koronavirus dhe COVID-19, 30 përqind e pacientëve do të kenë probleme kronike të frymëmarrjes, sepse pneumonia e shkaktuar nga virusi i ri dhe plagët që mbesin pas sëmundjes mund të dëmtojnë përgjithmonë mushkëritë.

“Këto dëmtime mund të jenë bazë për sëmundje të tjera, për një emergjencë tjetër në të ardhmen, dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të forcojmë departamentet e pulmonologjisë”, tha pulmonologu Luca Richeldi.

Për të kuptuar më mirë situatën epidemiologjike dhe përgatitjen për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit, autoritetet italiane kanë filluar testimin e 350,000 qytetarëve përmes testeve serologjike.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza u bëri thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen thirrjes, sepse “ne duhet të jemi të gatshëm për një valë të re të mundshme të epidemisë, e cila shpallet nga shumë shkencëtarë dhe ekspertë”.

Advertisement

Përgatitja për hapjen e kufijve

“Për këtë qëllim, ne kemi rritur numrin e shtretërve në kujdesin intensiv me 110 përqind,” tha ai, duke u kërkuar qytetarëve që “të marrin pjesë në teste për të bërë një shërbim për atdheun dhe shoqërinë në tërësi”.

Italia njoftoi hapjen e kufijve ndër-rajonalë më 3 qershor.

Vendimi përfundimtar do të merret në bazë të një analize të 21 parametrave të miratuar nga qeveria për të matur nivelin e infeksionit.

Advertisement

Nëse të gjithë parametrat janë të ulët në të gjitha krahinat, kufijtë ndër-rajonalë do të jenë të hapur.

Kjo është e rëndësishme sepse hapja e kufijve midis vendeve të Bashkimit Evropian është planifikuar për 15 qershor, e cila do të jetë e mundur vetëm nëse niveli i infeksionit është i ulët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy