Një nga duelet më të forta Europes vjen sot në mbrëmje, këtë herë në skenen magjike të Wembley-t.

 

Italia dhe Spanja përplasin “brirët” për të katërtin Europian rrjesht dhe secila lufton për të njëjtin synim, finalen e 11 korrikut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të kaltrit e Mancinit shihen me favorite pas ecurise fantastike ne kete turne. Mbyllen fazen e grupeve me pike te plota, pa pesuar asnje gol, ndersa me pas vuajten disi ndaj Austrise ne raundin e 1/8 duke e eliminuar ne minutat shtese. Por fale performances se jashtezakonshme me fitoren 2-1, ndaj nje prej pretendenteve, si Belgjika, treguan vendosmerine per t’i shkuar deri ne fund turneut.

Ndryshe ka qene rrugetimi per Spanjen, e cila siguroi kualifikimin me tej vetem ne ndeshjen e fundit te fazes se grupeve, fale fitores me goleade ndaj Sllovakise pasi dy takimet e para i mbylli ne barazim. Vuajten ndaj Kroacise me te cilen triumfuan ne shtese per kalimin ne cerekfinale, ndersa fati ishte me ta ne penalltite kunder Zvicres, pas te cilave prene bileten per ne gjysmefinale.

Ne kete takim, Mancini vjen me nje mungese te rendesishme si Spinazzola, i cili i dha lamtumiren Europianit per shkak demtimi, por serish Italia e tij mbetet e frikshme per kundershtarin. Tekniku italian pritet te rreshtoje serish skemen e njejte te perdorur prej tij deri me tani 4-3-3 me: Donnarumma ne porte, ndersa Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini dhe Emerson ne mbrojtje.

Mesfusha do perbehet nga Barella, Jorginho dhe Verratti per t’i lene vend me pas sulmit me treshen, Chiesa, Immobile, Insigne. Ne anen tjeter Luis Enrike do te kete me dyshime sherbimet e Sarabias por qe nuk do te ndikoje ne ndryshimin e skemes se formacionit. Serish do te aplikohet 4-3-3. Unai Simón do te jete ne porte ndersa  Azpilicueta, García, Laporte dhe Alba ne mbrojtje. Ne mesfushe do te rreshtohen Koke, Busquets dhe Pedri. Sulmi do te perbehet nga treshja Moreno, Morata dhe Olmo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Sfida spekektakolare e mbremjes se sotme qe do te mbaje mberthyer para ekranit miliona tifoze ne mbare boten, do te luhet ne oren 21:00 ne Ëembley te Londres dhe do te gjykohet nga arbiteri gjerman Felix Brych.