Italia “bën me zemër” tifozët, fitore me vuajtje përballë Austrisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Italia “bën me zemër” tifozët, fitore me vuajtje përballë Austrisë

U deshën 120 minuta lojë që Italia të siguronte biletën për çerekfinalet e Euro 2020. Azzurrët fituan me vuajtje përballë Austrisë.

 

90 minuta lojë nuk mjaftuan që të kaltrit e Mançinit të gjenin rrugën drejt rrjetës. Pjesa e dytë e sfidës “i bëri me zemër” tifozët italianë, pas një goli të shënuar nga Arnautoviç, por që më pas u anulua për pozicion jashtë loje.

 

Advertisement

Shpërthimin Italia e pati në 30 minutat shtesë, ku shënuan Kieza dhe Pesina në minutat 95 dhe 105.

 

Austriakët provuan të rihapnin takimin me Kalajziç, por vetëm kaq sepse në fund ishin të kaltrit ata që festuan, me rezultatin 2-1.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy