Itali, termometri 47 gradë/ Në Greqi e Spanjë “luftë” me zjarret

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Itali, termometri 47 gradë/ Në Greqi e Spanjë “luftë” me zjarret

Vala e të nxehtit që ka mbërthyer Europën Jugore pritet të arrijë kulmin ditën e sotme, pasi këtë të martë termometri pritet të shënojë 47 gradë celsius në Itali.

 

Sardenja do t’i afrohet gjithnjë e më shumë rekordit evropian prej 48,8 gradë Celsius të vendosur në Siçili dy vjet më parë, me pushuesit në ishullin italian që janë paralajmëruar për të nxehtin kërcënues për jetën.

 

Advertisement

Ndërkohë vatrat e zjarrit vijojnë të jenë aktive në Greqi kryesisht në rajonet e Atikës, në Lutraki dhe Dervenochoria, për të dytën ditë radhazi, pasi erërat e forta dhe temperaturat e larta përkeqësojnë më tej situatën.

Sipas mediave greke, tre zjarrfikës vullnetarë kanë mbetur të plagosur gjatë neutralizimit të vatrave.

 

Policia ndihmoi në evakuimin e më shumë se 100 personave, ndërsa më shumë se 200 zjarrfikës të ndihmuar nga 20 ushtarë, 68 makina zjarrfikëse, 10 avionë dhe gjashtë helikopterë po luftojnë ende me flakët.

Advertisement

 

Bëhet me dije se një person është arrestuar si i dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.

 

Flakët nuk po shuhen as në Ishujt Kanarie të Spanjës. Më shumë se 4 mijë persona janë evakuuar, teksa punohet për vendosjen nën kontroll të zjarreve.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy