Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Padova të Italisë. Gjatë një grindjeje, babai 88-vjeçar vrau vajzën e tij para portës së shtëpisë ku jetonte gruaja, e cila sot kishte ditëlindjen. Më pasi, ai kreu vetëvrasje.
Baba e bijë mësohet se kanë pasur disa mosmarrveshje në të kaluarën.
Advertisement
Viktima, Dorjana Cerqueni, jetonte me bashkëshortin, biznesmenin Galdino Nicoletti. Çifti kishte një dyqan mobiliesh, vendi i të cilit nuk ishte larg nga shtëpia në të cilën jetonin.
Të dy trupat u gjetën në rrugë nga të afërmit që po shkonin drejt shtëpisë së tyre për të festuar ditëlindjen.
Advertisement