Një krim i rëndë ka ndodhur në zonën e Savonës në Itali. Një 56-vjeçar qëlloi për vdekje vajzën e partneres së tij.
Jessica Novaro, 29 vjeç, kishte ndërhyrë gjatë një sherri midis nënës së saj dhe partnerit të saj. Corrado Testa pastaj kreu vetëvrasje.
Advertisement
Sipas mediave italiane, Jessica u përpoq të largohej nga shtëpia pasi u qëllua, por më pas u shtri përtokë. Kur e pa ashtu, 56-vjeçari vrau veten.