Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 53 persona si pasojë e COVID-19. Ndërkohë që 197 persona të tjerë janë infektuar me koronavirusin.
Në 11 krahina nuk pati asnjë viktimë në 24 orët e fundit. Sot Italia në total regjistron 33 899 viktima e 234 998 të infektuar nga Covid 19.
Deri më sot në Itali janë 165 837 të shëruar e në 24 orët e fundit janë 759 të shëruar më shumë se një ditë më parë. Në struktura spitalore po kurohen 4864 pacientë e 287 në reparte të terapisë intensive.
Në rajonin e Lombardisë më i prekur nga pandemia janë shënuar 125 raste pozitive më shumë e 21 viktima nga koronavirus.
Deri më sot numri i viktimave në Lombardi është 16 270 e të infektuarit janë 90 195. Tamponë të kryera deri më sot në Itali rreth 4 milionë e 300 mijë.
Edhe të infektuarit kanë shënuar ulje në 24 orë, duke shënuar 197 të prekur me covid, ku pjesa më e madhe ndodhen në Lombardi, konkretisht 125 të infektuar.
Gjithashtu numri i të shëruarve ka shënuar rritje, ku në 24 ora kanë fituar betejën me covid-19, 759 persona.