Një biznesmen shqiptar është gjetur i vrarë në një fshat, në San Carlo Canavese të Torinos.
La Repubblica raporton se bëhet fjalë për 43-vjeçarin Fatmir Ara, me origjinë shqiptare që jetonte në Torino.
Advertisement
Trupi i pajetë i Arës është gjetur dje nga karabinierët në një fushë, pak hapa larg një karroce, përgjatë një rrugice në fshat të hapur.
Mësohet se ai ishte shpallur i zhdukur dy ditë më parë nga familjarët.
Advertisement
Nga informacionet paraprake, ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa hetimet po koordinohen nga prokuroria e Ivreas.