Ish-shefi i misionit të NATO-s në Afganistan lë të hapur mundësinë e rikthimit të forcave perëndimore në vendin që tashmë kontrollohet nga talebanët. Gjenerali David Petraeus është shprehur se koha do të tregojë nëse do të bëhet e domosdoshme që forcat ushtarake të SHBA-së dhe Britanisë do të kthehen në Afganistan.

Petreaus, i cili më parë ka mbajtur edhe postin e drejtorit të CIA-s, pranon se ka pasur “disa paralajmërime domethënëse” nga ushtria amerikane dhe zyrtarë të inteligjencës lidhur me mundësinë që grupet ekstremiste të marrin kontrollin e vendit.

Ai thotë se për të garantuar që Al Kaeda ose Shteti Islamik nuk do të vendosen në Afganistan, Amerikës do t’i kushtojë më shtrenjtë se mbajtja e forcave amerikane atje, ndërsa dronët ushtarakë tani duhet të fluturojnë nga shtetet e Gjirit.

I pyetur nëse forcat amerikane dhe të koalicionit mund të duhet të kthehen në Afganistan një ditë, gjenerali Petraeus tha se kjo nuk është “e pashmangshme”, por shtoi: “Shumë varet vërtet nga ajo që bëjnë tani talebanët.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Koha do të tregojë, nëse Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e koalicionit do të detyrohen apo jo të kthehen atje në një mënyrë apo një tjetër. Në atë mënyrë, që ne na u desh të ktheheshim në Irak dy vjet e gjysmë pasi u larguam, kur Shteti Islamik u la të rindërtohej atje dhe, natyrisht, fitoi pushtet shtesë në Siri dhe më pas u tërhoq dhe kërcënonte periferinë e Bagdadit”, tha ai.

Gjeneral Petraeus shfaqi rezerva edhe në lidhje me deklaratën e presidentit amerikan, Joe Biden, sipas të cilit forcat afgane “nuk ishin të gatshme të luftonin” për të penguar përparimin e talebanëve.

“Në fund të ditës, ky ishte një kolaps psikologjik i një force që ka luftuar dhe rënë për vendin e saj edhe më parë”, tha ai për Sky News.

“Le të jemi shumë të qartë se rreth 27 herë më shumë afganë u vranë në fushën e betejës sesa ushtarë amerikanë. Pra, ata kanë luftuar dhe kanë rënë në luftë për vendin e tyre. Unë u habita pak nga kjo deklaratë”, u shpreh ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjeneral Petraeus sugjeroi që forcat afgane kuptuan se kishin mbetur vetëm në momentin kur SHBA njoftoi tërheqjen e trupave nga vendi.

“Në fund të ditës, nëse ushtarët e dinë se askush nuk do t’i ndihmojë, ata ose do të ikin ose do të bëjnë marrëveshje”, shtoi ai.