Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, është dënuar me 45 vjet burg dhe një gjobë prej 8 milionë dollarësh nga një gjykatës amerikan pasi akuzohet për trafik droge.

Ai ka mohuar më parë akuzat kundër tij dhe gjatë dënimit të mërkurën këmbënguli se është i pafajshmë dhe se ishte “akuzuar gabimisht dhe pa të drejtë”.

Në mars, një juri në Nju Jork e shpalli Hernandez-in fajtor për tre akuza për trafik droge pas një gjyqi dy-javor në gjykatën federale të Manhatanit. Ai i mohoi akuzat.

Ai u ekstradua nga Hondurasi pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë ngriti kundër tij tre akuza për trafik droge dhe armë zjarri në vitin 2022.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prokurorët e kishin akuzuar Hernández, 55 vjeç, për komplot me kartelet e drogës gjatë mandatit të tij, ndërsa ata transportonin më shumë se 400 ton kokainë përmes Hondurasit drejt Shteteve të Bashkuara.

Në këmbim, thanë prokurorët, Hernández mori miliona dollarë ryshfet që i përdori për të marrë mbështetje politike.

Hernández ishte president i Hondurasit nga viti 2014 deri në vitin 2022.

Gjatë viteve të tij në detyrë, ai “mbrojti dhe pasuroi trafikantët e drogës në rrethin e tij të ngushtë”, tha Departamenti i Drejtësisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një deklaratë, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA Merrick Garland tha se Hernández “abuzoi me pozitën e tij si president i Hondurasit për të kthyer vendin në një narko-shtet ku trafikantët e dhunshëm të drogës lejoheshin të vepronin pa u ndëshkuar, dhe njerëzit e Hondurasit dhe Shteteve të Bashkuara u detyruan të vuanin pasojat.”/vizionplus.tv