Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një shkollë në Sllovaki. Mediat e huaja shkruajnë se zv/drejtori i një shkolle vdiq pas një sulmi me thikë.
Raportohet se agresori ishte një 22-vjeçar, ish-nxënës i shkollës në Vrutky. Ai hyri në ambientet e institucionit arsimor dhe sulmoi të pranishmit, por më pasu u ekzekutua nga policia.
I riu theu një xham për të hyrë në ambientet e shkollës dhe hasi në rezistencën e zv.drejtorit të cilin e qëlloi me thikë.
Advertisement
Në ngjarje mbetën të plagosur dhe dy fëmijë, por ndërhyrja në kohë e policisë bëri që situata të mos përshkallëzohej më tej. Ende nuk janë të qarta motivet që e shtynë ish-nxënësin e shkollës të realizonte këtë sulm.