Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka bërë disa propozime për Reformën në Drejtësi, në mënyrë që sipas tij të ndihmojmë “ecjen përpara” të Vettingut.
Në një postim në rrjetet sociale, ai i ka drejtuar edhe një mesazh ambasadës së SHBA, ndërsa thekson se “Që të ndihmojmë “ecjen përpara” të Vetting dhe reformës ka një propozim të thjeshtë: Sipas ligjit ata që përzgjidhen të jenë anëtarë të komisioneve të Vetting duhet të dinë anglisht.
Statusi i plotë i Manjanit:
Që të ndihmojmë “ecjen përpara” të Vetting dhe reformës kam një propozim të thjeshtë:
Sipas ligjit ata që përzgjidhen të ienë anëtarë të komisioneve të Vetting duhet të dinë anglisht.
E ftoj ambasadën Amerikane të fusë një një test të gjuhës angleze të gjithë komisionerët e vetting.
Jo detyrimisht legal english, se aty ngecin të gjithë, por një TOEFL ose të ngjashëm me të.
Do na ndihmonte shumë për të kuptuar cilësinë e ndershmërisë në deklarim të aryre që janë aty.
Aty do shohim sa reale i kanë vërtetimet e gjuhës angleze.
Aty do shohim edhe sa e kanç zbatuar ligjin si ato që konkuruan ashtu edhe ato që i përzgjodhën.
Le të bëjnë më të thjeshtën që ti japin rrugë “ecjes përpara”, tek më të vështirat…
Sepse të ecim përpara e të detyrohemi të kthehemi pas nuk na del hesapi.
Do mbarojnë dhe paratë e ndihmës për këtë punë dhe ne po në vend numëro do ngelim.
Naryrisht me disa gropa të hapura ku bie sistemi demokratik…
Pa dyshim ambasadorët do jenë të tjerë… si gjithmonë…