Prokurorët spanjollë kanë nisur një hetim për të parë ish mbreti Juan Carlos ka marrë nga Arabia Saudite pagesa të paligjshme prej milionë paundësh. Gjykata Supreme po shqyrton pretendimet që mbreti u pagua për të lehtësuar ndërtimin e hekurudhës për trena të shpejtësisë së lartë mes qyteteve saudite të Mekës e Medinës, e cila do të ndërtohej nga një konsorcium spanjoll.

Një deklaratë nga prokuroria e përgjithshme e përshkruan hetimin, i cili do të përqendrohet në zhvillimet pas mesit të vitit 2014, si “ të një kompleksiteti teknik të pamohueshëm”. Ai do të shohë me imtësi fazën e dytë të kontratës 2011 për hekurudhën e trenave të shpejtësisë së lartë.

Qershori 2014 shënon momentin kur Juan Carlos, 82 vjeç, i pllakosur nga disa skandale, ia kaloi fronit djalit të tij, i cili u bë Mbreti Felipe VI.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke abdikuar pas gati katër dekadash në fron, Juan Carlos humbi mbrojtjen e ofruar nga kushtetuta e Spanjës për kreun e shtetit. Deklarata e prokurorit thoshte se duke pasur parasysh “rëndësinë institucionale”, hetimi do t’i ngarkohej një prej kryeprokurorëve të Gjykatës Supreme dhe tre ndihmësve.