Ambiciet politike të Liz Truss morën një refuzim masiv pasi ajo humbi vendin e saj në parlament, sipas zgjedhjeve në  Mbretërinë e Bashkuar.

Rezultati ishte mjaft “poshtërues” për konservatorët, të cilët po përballen me rezultatin e tyre më të dobët në histori.

Ish-kryeministrja po kërkontë të korrte sukses në Norfolk jugperëndimor, të cilin e mbajti në vitin 2019 me një shumicë prej 26,195 votash . Por u mund nga kandidati laburist me vetëm 630 vota. Truss siguroi 11,217 vota, pas kandidatit laburist Terry Jeremy , i cili mori 11,847 vota.

Duke marrë postin e kryeministres nga Boris Johnson , Truss, 48 ​​vjeçe, u detyrua të njoftojë dorëheqjen e saj pas vetëm 44 ditësh, kur shkurtimet e taksave i çuan tregjet financiare në trazira, duke rritur koston e hipotekave për pronarët e pronave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Truss ishte kthyer nga mediat britanike në kryefjalë për kaosin dhe dështimet e qeverisë konservatore. Megjithatë, ajo mbeti një zë me ndikim në mesin e deputetëve të partisë./vizionplus.tv/