Edhe pse fitoi votën e besimit në senat, kryeministri Italian në detyrë, Xhuzepe Konte nuk ia doli të sigurojë mbështetjen e partive të tjera politike për të formuar shumicën në parlament.

Pas dështimit të konsultimeve, presidenti Serxho Matarela kërkoi formimin e shpejtë të një qeverie jo-politike që do të jetë e aftë të drejtojë vendin në mesin e krizës së shkaktuar nga pandemia, shkruan Vizion Plus.

 

SERGIO MATARELLA

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

PRESIDENT, ITALI

“Pas konsultimeve në presidencë, nuk mundëm të arrinim një mazhorancë për qeverinë ekzistuese dhe tani na mbeten vetëm dy rrugë. Ti japim jetë një qeverie të re që është e gatshme të përballet me emergjencat aktuale, shëndetësore, sociale dhe ekonomike. Na duhet një qeveri me funksion të plotë.  Italia nuk mund të përballojë zvarritjen përmes një fushate disa mujore dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në këto kohë të vështira të pandemisë.”

 

Kreu i shtetit do ti propozojë karrigen e kryeministrit, ish-shefit të Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi i cili mbahet mend për tërheqjen e zonës së euros nga pragu i kolapsit në vitin 2012.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas analistëve, një qeveri Draghi do të forconte pozicionin ndërkombëtar të Italisë në një kohë kur mban edhe presidencën e G20.