“Donald Trump mezi e dinte se ku ishte Ukraina”. Kështu deklaroi ish-këshilltari i tij për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, gjatë një interviste të dhënë për Newsmax.

“Pothuajse në çdo rast që u vendosën sanksione, Trump ankohej duke thënë se ne ishim shumë të ashpër”, shtoi Bolton.

Ai vijoi rrëfimin e tij duke thënë se një herë ish-presidenti pyeti shefin e dytë të Shtabit të Përgjithshëm, John Kelly, nëse Finlanda ishte pjesë e Rusisë.

Bolton shtoi se “nuk është e saktë të thuhet se sjellja e Trump në njëfarë mënyre i pengoi rusët”, duke rrëzuar deklaratat e ish-presidentit të shtunën se vetëm gjatë kohës së tij Rusia nuk mundi të pushtonte asnjë vend.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë qëndroj si i vetmi president i shekullit të 21-të, në kohën e të cilit Rusia nuk pushtoi. Në kohën e Bushit, Rusia pushtoi Gjeorgjinë. Nën Obamën, Rusia mori Krimenë. Nën Biden, Rusia pushtoi Ukrainën”, u mburr përpara përkrahësve të tij, Trump.

Sipas Bolton, arsyeja se përse Rusia nuk e pushtoi Ukrainën gjatë kohës së Trump, është pasi forcat e saj ushtarake nuk ishin ende gati.