Ish-gruaja hedh në gjyq Elton John

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-gruaja hedh në gjyq Elton John

Ish-bashkëshortja e Sir Elton John ka nisur veprimet juridike kundër yllit britanik të popit për shkak të rrëfimeve që ka bërë mbi të kaluarën e tyre së bashku në autobiografinë e tij.

John, sot 73-vjeçar lidhi kurorë me ish tekniken e zërit, Renate Blauel në ditën e Shën Valentinit të vitit 1984. Ndërsa martesa përfundoi në divorc në 1988-tën, Elton ka folur pozitivisht për ish-gruan e tij në një kohë kur ajo vetë nuk e ka komentuar kurrë publikisht martesën e tyre.

Renate tani raportohet të ketë ngritur padi kundër tij e pretendon madje dhe urdhër ndalimi. Besohet se shtetasja gjermane I ka hedhur këto hapa pasi ai e ka përmendur në autobiografinë e 2019-tës, “Me: Elton John”.

Advertisement

Sipas The Sun, Renate është zemëruar me disa detaje të publikuara në libër, në një kohë kur çifti pas divorcit kishte nënshkruar një marrëveshje për të mos nxjerrë detaje mbi njëri-tjetrin.

Lëvizja e saj vjen pothuajse një vit pasi libri doli në treg dhe konsiderohet mjaft e pazakontë, pasi urdhri i ndalimit të botimit zakonisht kërkohet përpara se një libër të publikohet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy