Ish-futbollisti italian shokon me deklaratën: Dëmtimi i Strakoshës është mashtrim, ka dalë pozitiv me Koronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-futbollisti italian shokon me deklaratën: Dëmtimi i Strakoshës është mashtrim, ka dalë pozitiv me Koronavirus

Mediat italiane kanë raportuar para disa ditësh dëmtimin e Thomas Strakoshës, ndërsa u tha se do të mungonte për ndeshjen e parë pas rifillimit të kampionatit.

Kjo pasi u njoftua se gardiani shqiptar kishte probleme me kupën e gjurit.

Por pak kohë më vonë u përgënjeshtrua gjithçka, duke u theksuar se Strakosha do të rikthehej sërish dhe do të luante menjëherë pas rinisjes së Serisë A.

Ndërkohë ish-futbollisti italian, Masimo Brambati ka shokuar me deklaratën e dhënë për mediat italiane.

Advertisement

Sipas tij është sajuar gjithçka nga ana e klubit të Lacios dhe gardiani shqiptar ka dalë pozitiv me Koronavirus.

Ndërkohë presidenti i Lacios ka bërë gjithçka për të minimizuar rrezikun nga COVID-19 dhe për këtë arsye sipas bazës llogjike të Brambatit duhet të fshihen rastet pozitive.

“Ka qenë një lojtar i Milanit dhe një i Lacios që kanë dalë pozitiv me Koronavirus. Kjo do të thotë se Strakosha nuk e ka një dëmtim, por ka dalë pozitiv.

Ka bërë testimin dhe kjo është përgjigja. Ndërsa te Milani është Kesie pasi udhëtoi me Gervinhon në Afrikë dhe u karantinuan”, ka thënë Brambati.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy