Ekzekutimi i shkencëtarit kryesor te armëve bërthamore ne Iran, ka shkaktuar një reagim të ashpër nga presidenti Hasan Ruhani, i cili ka akuzuar Izraelin.
Ai ka paralajmeruar se Irani do të hakmerret për vrasjen e shkencetarit dhe se kjo nuk do të ngadalësoje programin bërthamor të vendit.
Drejtuesi kryesor shkencor i programit berthamor u vra në një pritë në makinën e tij nga persona të armatosur në qytetin Absard, në lindje të kryeqytetit Teheran.
Vrasja rrezikon të rrisë më tej tensionet në Lindjen e Mesme, pasi pak kohe më parë, Irani dhe SHBA u perplasen pas ekzekutimit te nje gjerenali te larte ushtarak iranian ne Irak.
Advertisement