Hamasi është gati të lirojë rreth 200 pengje nëse Izraeli përfundon sulmet ajrore në Gaza. Kështu pohon Ministria e Jashtme e Iranit , megjithëse Hamasi nuk e ka pranuar të bëjë zyrtarisht një ofertë të tillë.

Irani shihet si sponsori kryesor i Hamasit në luftën kundër Izraelit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani tha se zyrtarët e Hamasit “hanë se janë të gatshëm të marrin masat e nevojshme për të liruar qytetarët dhe civilët e arrestuar nga grupet e rezistencës, por vuri në dukje se këto masa specifike kërkojnë përgatitje.

Hamasi ka thënë se do të shkëmbejë 199 të burgosurit që mban me mijëra palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite. Izraeli nga ana tjetër e ka bërë të qartë se nuk do të heqë rrethimin e Gazës derisa të lirohen pengjet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";