Së fundmi ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump ka bërë një intervistë ndryshe nga herët e tjera.

Ai është intervistuar nga një 11-vjeçare e cila është vajza e biznesmenit Adam Weitsman për një projekt të shkollës për të mësuar më shumë rreth politikës.

Ndryshe nga herët e tjera, kjo intervistë është zhvilluar në bordin e një avioni privat të babait të vajzës në Gulfstream.

Clover Weitsman  pyeti ish-presidentin Trump se çfarë këshille do t’i jepta babait të saj për të rritur fëmijët e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë kam 5 fëmijë dhe që nga dita e parë që kanë mësuar të flasin, u kam thënë: jo drogë, jo alkool, jo cigare. Dhe ua kam thënë gjatë gjithë kohës”, i thotë Trump intervistueses në një video të shkurtër të postuar nga babai i saj në llogarinë e tij në Facebook.

Trump ka folur edhe më parë për regjimin e tij strikt, sidomos kundër alkoolit, pasi vëllai i tij i madh, Fred, ka humbur jetën në moshën 42-vjeçare pikërisht për shkak të problemeve me alkoolin.