Së fundmi ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump ka bërë një intervistë ndryshe nga herët e tjera.
Ai është intervistuar nga një 11-vjeçare e cila është vajza e biznesmenit Adam Weitsman për një projekt të shkollës për të mësuar më shumë rreth politikës.
Ndryshe nga herët e tjera, kjo intervistë është zhvilluar në bordin e një avioni privat të babait të vajzës në Gulfstream.
Clover Weitsman pyeti ish-presidentin Trump se çfarë këshille do t’i jepta babait të saj për të rritur fëmijët e tij.
“Unë kam 5 fëmijë dhe që nga dita e parë që kanë mësuar të flasin, u kam thënë: jo drogë, jo alkool, jo cigare. Dhe ua kam thënë gjatë gjithë kohës”, i thotë Trump intervistueses në një video të shkurtër të postuar nga babai i saj në llogarinë e tij në Facebook.
Trump ka folur edhe më parë për regjimin e tij strikt, sidomos kundër alkoolit, pasi vëllai i tij i madh, Fred, ka humbur jetën në moshën 42-vjeçare pikërisht për shkak të problemeve me alkoolin.