Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo do të largohet menjëherë nga Manchester United.
Shkak për vendimin është bërë intervista e e bujshme e zhvilluar disa ditë më parë ku 37-vjeçari bëri deklarata të forta për klubin anglez.
Advertisement
Të dyja palët deklaruan se largimi i Ronaldos u bë me dakordësimine të dyja palëve.
Sipas deklaratës klubi ka falenderuar futbollistin për kontributin e tij dhe i kanë uruar më të mirën për të dhe familjen e tij.
Advertisement
Ronaldo është me Portugalinë në Kupën e Botës në Katar dhe do të jetë kapiten i tyre në ndeshjen hapëse të Grupit H kundër Ganës të enjten.