Një infermier në Kaliforni doli pozitiv për Covid-19 më shumë se një javë pasi kishtë bërë vaksinën Pfizer. Kompania farmaceutike tha se “do të shqyrtojë të gjithë informacionin e disponueshëm mbi këtë rast dhe të gjitha raportet e një diagnoze të konfirmuar pas vaksinimit”. “Personi mund të ketë marrë sëmundjen para ose menjëherë pas vaksinimit,” shtoi Pfizer në një deklaratë.

“Bazuar në fazën 3 të studimit tonë të sigurisë dhe efikasitetit, vaksina ofron një mbrojtje kundër Covid-19 brenda afërsisht dhjetë ditëve nga doza e parë dhe forcohet ndjeshëm pas dozës së dytë, e cila justifikon nevojën për një seri vaksinash me dy doza “, tha prodhuesi.

 

Mattheë Ë., 45, një infermier në dy spitale të ndryshme lokale, tha në një postim në Facebook më 18 dhjetor se ai kishte marrë vaksinën Pfizer.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Infermieri i tha ABC Neës se kishte një dhimbje në krah për një ditë pa ndonjë efekt tjetër anësor. Gjashtë ditë më vonë, në prag të Krishtlindjes, ai u sëmur pasi ishte në detyrë në një njësi Covid-19. Ai kishte ethe dhe më vonë edhe dhimbje muskulore dhe lodhje.