Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferri, ka dalë në mbështetje të protestuesve që kanë reaguar pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Që në krye të protestës, ai u shpreh se po vjen fundi i Ramës.
Xhaferaj u shpreh se të provokosh qytetarët në kohë pandemie, t’i prekësh deri në ekstrem që të dalin të protestojnë sipas tij nuk është problemi që je i korruptuar, por problemi është që je edhe vrasës. Ai thotë në mënyrë instiktive këta qytetarë durrsakë kanë ardhur tek Partia Demokratike.
Kreu i PD në Durrës shton se sot nuk është shembur vetëm teatri, por është shembur edhe shteti i së drejtës dhe demokracia.
Xhaferaj: nuk është shembur teatri, është shembur shteti i së drejtës, është shembur demokracia. Dhe, zanafilla nuk fillon sot, fillon që me zgjedhjet e 2017, kur ky nuk erdhi si kryeministër me lirinë e votës, por erdhi me paranë e drogës… Ky është fundi. PD ka informuar se ka nisur një mbledhje dhe do ketë gjithë vendimmarrjen e nevojshme.”
Le të kujtojmë se Xhaferraj për një hark kohor ka mbajtur edhe postin e ministrit të Kulturës.