India renditet në vendin e tretë në botë për numrin më të lartë të të infektuarve me koronavirus, pas SHBA-ve dhe Brazilit.
Deri më tani, regjistrohen mbi 700 mijë të prekur, ndërsa epidemia ende nuk ka dhënë shenja që tregojnë rënien e rasteve me koronavirus. Numri i prekurve në Indi është 8 herë më i lartë nga ai i regjistruar në Kinë.
Gjatë 24 orëve të fundit, raportohen 23 mijë raste te reja te infektimit, nga 25 mijë që u regjistruan një ditë më parë.
Që nga rasti i parë i infektimit, i regjistruar në janar, India shënon gjithsej rreth 20 mijë viktima.
Advertisement
The post India bëhet vendi i tretë më i goditur në botë nga COVID-19 appeared first on Vizion Plus.