Autoritetet egjiptiane thanë se kanë në plan të zgjerojnë dhe të thellojnë pjesët e Kanalit të Suezit, për t’u mos përsëritur ngjarja që ndodhi në mars me anijen Ever Given. Zgjerimi i kanalit parashikohet të zgjasë rreth dy vjet.
Kreu i Autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabie, tha se një shtrirje prej 18.6 miljesh e rrugës ujore do të zgjerohej me rreth 40 metra, si dhe do të thellohej me 10 metra. Ky plan bëhet me qëllim për të përmirësuar lëvizjen e anijeve në zonë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Kujtojmë se në muajin mars anija Ever Given ishte bllokuar për gjashtë ditë në Kanalin e Suezit.