Ilir Meta tha se një popull pa histori është një popull pa të ardhme. Duke e cilësuar një çështje korruptive dhe antikushtetuese, Meta nënvizon se është e vështirë të gjendet një rast i tillë në ndonjë vend të botës. Kreu i shtetit thekson se ky është një akt në vazhdën e akteve të tjera si me ndërtimet në Durrës apo në Korçë.

“Një popull pa histori është një popull pa të ardhme. Çështja e Teatrit është padyshim një çështje korruptive, antikushtetuese, e paligjshme dhe amorale. Vështirë të gjeni në historinë e Shqipërisë në këto vite, më shumë lajme në botë, nga Amerika në Burma, se sa për këtë çështje, ku shprehet hapur tronditja nga akti i shkatërrimit të Teatrit Kombëtar.

Padyshim që një politikë e tillë është shkombëtarizuese dhe kjo e bën këtë krim të paamnistueshëm. Ky akt është në vazhdën e shumë akteve të tjera, si në Durrës, apo siç është rasti i kullës së shëmtuar në qendër të Korçës”, – tha Meta në Fax News.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";