Ilir Meta thotë se për të shpërndarë Parlamentin i duhet populli pas dhe 20 burra që të marrin drejtimin e Qeverisë.
“Per shperndarjen e parlamentit duhet te ngrihet i gjithe populli dhe te dalin 20 burra qe jane te gatshem te marrin ne dore qeverine e re”, tha Meta.
“Nese do duhet, presidenti eshte gati. Te ma kerkoje populli, por sic e thashe duhet te dalin dhe 20 burra gati qe te marrin persiper qeverisjen”, vijoi ai.
“Se më thonë pse nuk e shpërndan Parlamentin. Nëse do shpërndaj Parlamentin, që nuk është kaq e thjeshtë, por nuk është e pamundur, se gjithcka unë duhet të kem një situate kur e kërkon gjithë populli, por të kem dhe nja 20 burra përfshirë dhe juve këtu që të marrin përsipër të cojnë vendin në zgjedhje, unë s’mund të bëj lëvizje bosh
Nuk i shmangem asnjë përgjegjësie për të vendosur legjitimitetin institucional. Nëse e kam thënë që këtë krizë e zgjidhin vetëm zgjedhjet e popullit shqiptar, të lë dhe unë postin, e të gjithë të respektojnë vullnetin e sovranit.
Nëse të tjerët s’janë gati e provokojnë situata të rënda, jam gati të bëj e zgjidhje të tjera, por për këtë duhet të jenë gati të gjithë ata qe ma kerkojne, nëse do duhet një gjë e tillë presidenti do jetë gati po duhet të jenë edhe 20 burrat që presidenti ti marri, ti cojë nëpër zyra e të cojnë vendin në zgjedhje.
Apo doni të bëjmë një Venezuelë këtu, por kjo s’është mirë vendin se duam të hyjmë në BE e gjithë kushtet që na shton cdo dië Evropa ka të bëjë me legjitimitetin, e kjo zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve, që sot hajde caktojmë datën e zgjedhjeve, se po nuk e zgjidhëm nuk do bëjmë asnjë hap para BE”, tha Meta.