Ide gjeniale nga Argjentina, banka prodhon monedhat e Botërorit ‘Katar 2022’

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ide gjeniale nga Argjentina, banka prodhon monedhat e Botërorit ‘Katar 2022’

Pas barazimit me Brazilin, Argjentina është kualifikuar për në Botërorin e Katarit 2022 5 ndeshje para kohe. Dhe banka qendrore e Argjentinës ka njoftuar javën e kaluar se do të prodhojë një monedhë argjendi speciale për Kupën e Botës.

“Banco Central” e Argjentinës ka bërë me dije se në kuadrin e programit të monedhave përkujtimore të Botërorëve, që ka nisur me “Gjermani 2006”, do të nxjerrë monedhat “Katar 2022”, që do të kenë në plan të parë një këpucë që godet topin, me mbishkrimin “Republica Argentina”.

Në anën tjetër të monedhës do të jetë rrjeta e portës në sfond, shkrimi “Copa Mundial de la FIFA Catar 2022 TM” , numri 5 “Pesos” në qendër dhe “2021” (viti i prodhimit) poshtë.

Monedha është prej argjendi 925, ka një vlerë prej 5 pesos, dimensionin 40 milimetra dhe peshon 27 gramë. Do të prodhohen 2500 monedha për tregun dhe mund të merren në një kapsulë të vogël dhe çertifikatë autenticiteti me vlerën 11.400 dollarë. Për ta blerë është e nevojshme të plotësohet një formular në sitin zyrtar të bankës qendrore.

Advertisement

Do të prodhohen edhe monedha të tjera me vlerën 10 pesos, por që do të shiten jashtë Argjentinës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy