I zhdukur prej 5 ditësh, gjendet i vdekur gazetari i BBC

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I zhdukur prej 5 ditësh, gjendet i vdekur gazetari i BBC

Prezantuesi i BBC, Michael Mosley, i cili ishte zhdukur që nga e mërkura e kaluar, u gjet i vdekur në Symi pak më parë.

Bashkia e Symit bëri të ditur se 68-vjeçari Michael Mosley u gjet në një gardh në zonën e Agia Marinës, ku ishin përqendruar hetimet.

Lajmi konfirmohet edhe nga policia, forcat e së cilës po shkojnë në vendngjarje.

“Shkuam me një varkë në një shpellë në Agia Marina sepse kishim informacion se një person ishte aty dhe mund të kishte rënë brenda. Teksa ishim rrugës me kamera, pamë një objekt 10 metra larg plazhit. Britaniku arriti në destinacionin e tij, por pak metra para se të mbërrinte ai u rrëzua dhe mbeti i vrarë”, tha kryetari i komunës së Symit, Lefteris Papakalodoukas. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy