Ministria e Shëndetësisë e Izraelit ka thënë se e ka regjistruar rastin e parë të një varianti të ri të koronavirusit. I infektuari është një udhëtar që u kthye nga Malaëi, shtet në juglindje të Afrikës.

Përmes një deklarate, Ministria e Shëndetësisë tha të premten se ky udhëtar dhe dy raste tjera të dyshimta janë vendosur në izolim, duke shtuar se të tre personat janë të vaksinuar, por se është duke e hulumtuar statusin e tyre të saktë të vaksinimit, shkruan Associated Press.

Lajmi për përhapje të këtij virusi në Izrael vjen një ditë pasi shkencëtarët në Afrikën e Jugut kanë thënë se kanë identifikuar variantin e ri B.1.1.529 me të paktën 10 mutacione, në krahasim me dy sa ka Delta.

Autoritetet në Afrikën e Jugut ka thënë se ky variant përbën “shqetësim serioz” dhe kanë thënë se ai qëndron mbrapa rritjes së shkallës së infektimit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Izraeli ka qenë një prej shteteve të para që ka nisur fushatën e vaksinimit vitin e kaluar.