Mesfushori danez, Christian Eriksen u dërgua me urgjencë në spital, pasi pësoi atak gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë.
Gjigandi mediatik ‘’Bein Sport’’ njoftoi se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme dhe se po mbahet nën vëzhgimin e mjekëve.
Advertisement
Eriksen ra pa ndjenja në fushë dhe ndërhyrja e menjëhershme e mjekëve duket se i ka shpëtuar jetën.
Sfida Danimarkë-Finlandë, e vlefshme për Euro 2020, është ndërprerë, edhe me vendim të UEFA-s.
Advertisement