I trishtuar, Mbreti Charles III largohet nga Kështjella Balmoral për në Londër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbreti Charles III është larguar nga Kështjella Balmoral, aty ku ndërroi jeta nëna e tij, Mbretëresha Elisabeth II.

 

Ai u fotografua duke u larguar nga Kështjella Balmoral me Camilla, bashkëshorten e tij, ndërsa duket shumë i prekur.

 

Advertisement

Mbreti i ri i britanikëve pritet të shkojë në Londër, ku do të zhvillojë një takim me kryeministren Liz Truss.

 

73-vjeçari ishte pranë nënës së tij në kështjellën Balmoral në momentet e fundit të jetës.

 

Advertisement

Pas lajmeve se shëndeti i mbretëreshës po përkeqësohej, anëtarët e tjerë të familjes mbretërore gjithashtu nxituan të ishin pranë saj.

 

Mbreti Charles III mori fronin menjëherë pas vdekjes së Elizabeth II, ndërsa e përshkroi humbjen e nënës së tij si “një moment trishtimi më të madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime”.

 

Advertisement

Mbreti do t’i drejtohet kombit në orën 18:00 këtë mbrëmje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy