Katër persona mbetën të vrare pas një sulmi me motive raciste në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikes.
Një 20 vjçar i armatosur qëlloi për vdekje tre persona me ngjyrë, dy burra dhe një grua brenda një dyqan në Jacksonville. Më pas 20-vjeçari i bardhë qëlloi edhe veten.
Advertisement
Policia bëri me dije se i riu kishte qenë i pajisur me një armë gjysmë automatike dhe një pistoletë.
Ai besohet të ketë vepruar i vetëm për ngjarjen që dukej se e kishte planifikuar prej kohësh. Pas vdekjes së tij policia gjeti disa mesazhe që autori kishte lënë për familjarët e tij dhe për median.
Advertisement