Mediat helene kanë nxjerrë detaje të reja nga vrasja e një prej emrave më të njohur të botës së krimit në Greqi.
Vangjelis Zabunis, 44-vjeç, u ekzekutua në një atentat mafioz mëngjesin e së dielës. Ndaj tij u qëlluan më shumë se 90 plumba.
I njohur me pseudonimin “Zambon”, 44-vjeçari dyshohet se ishte kreu i grupi gjobvënësish dhe vrasësish me pagesë.
44-vjeçari ishte ndaluar nga policia në vitin 2018-të por në atë periudhë nuk u gjet asnjë provë kundër tij dhe u la i lirë.
Po në vitin 2018-të 44-vjeçarit iu bë një atentat në Pire.
Pas këtij atentati 44-vjeçari rriti mbrojtjen, duke lëvizur gjithmonë me antiplumb dhe me eskortë. Por ulja e vigjilencës kohët e fundit rezultoi fatale ndaj tij.
44-vjeçarit i ishte premtuar se nuk do t’i rrezikohej jeta, kjo ka qenë arsyeja pse , Vangjelis Zabunis kishte ulur nivelin e sigurisë kohët e fundit.
Ai u ekzekutua me mbi 90 plumba kallashnikovi brenda makinës së tij të blinduar. Nga pamjet filmike 44-vjeçari është zënë në befasi sapo ka hyrë në makinë jashtë një karburanti.
E gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 30 sekondave, ku dy perosna kanë zbritur nga makina dhe kanë zbrazur kallashnikovin.
/Vizionplus.tv/