Gjithsej 21 persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve në Beni Melal, një qytet në qendër të Marokut, si pasojë e valës së re të të nxehtit që goditi vendin, i cili është në vitin e gjashtë të thatësirës, ​​siç njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë (DPM) kishte paralajmëruar ardhjen e një vale të fortë të nxehti nga e hëna që do të zgjasë deri dje, të mërkurën, në shumë zona, me temperatura që mund të arrijnë deri në 48 gradë Celsius, kryesisht në Beni Melal.

“Shumica e vdekjeve janë persona që kanë vuajtur nga sëmundje kronike dhe të moshuar, me temperatura të larta që kontribuojnë në përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore dhe çojnë në vdekjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Shëndetësisë.

Maroku regjistroi nxehtësi rekord këtë dimër, me janarin që është muaji më i ngrohtë i regjistruar që nga viti 1940 (duke arritur pothuajse 37 gradë Celsius në vende). /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";