I ngacmoi vajzën në festival, greku godet me thikë të riun shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë në një festival në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në Marathia në Focidë.

Sipas medieve greke, autori, me origjinë greke, goditi me thikë shqiptarin, pasi dyshohet se po i ngacmonte vajzën.

Pas sherrit të përgjakshëm, i riu është transferuar në Qendrën Shëndetësore Nafpaktos dhe për shkak të seriozitetit të situatës është transferuar në Patra.

Autori u arrestua dhe po mbahet në paraburgim./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy