Brazili u bë vendi i dytë në botë që konfirmon më shumë se një milion raste të Covid-19, teksa sëmundja atje vazhdon të përhapet pa fre. Ministria e shëndetësisë publikoi një numër rekord të rasteve të reja në 24 orët e kaluara – më shumë se 54,000.

Për më tepër, pati më shumë se 1.200 vdekje për të katërtën ditë radhazi, duke e çuar totalin e jetëve të humbura në afro 49,000. Ç`është më e keqja, mungesa e testimeve lë të kuptohet se shifrat e vërteta janë edhe më të larta dhe ekspertët thonë se shpërthimi I sëmundjes është disa javë larg nga kulmi i tij.

Shifrat e fundit nga vendi I goditur rëndë u shpallën disa orë pasi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) paralajmëroi se pandemia e koronavirusit po hynte në një fazë “të re dhe të rrezikshme”, me drejtorin e saj të përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus që paralajmëroi se rastet po rriteshin ndjeshëm në të njëjtën kohë kur njerëzit po lodhen prej bllokimeve dhe qeveritë po kërkojnë të rindezin motorët e ekonomive të tyre. Brazili gjithashtu po tenton të relaksojë masat dhe të rihapë bizneset, por sëmundja atje sakaq po kthehet në një katastrofë të vërtetë shëndetësore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";