SHBA po përballet prej disa ditësh me të ftohtë ekstrem, ku temperaturat kanë arritur në -30 gradë celcius.
Mediat raportojnë për 50 persona të vdekur në 10 shtete.
Stuhitë e forta të borës shkulën pemët dhe shtyllat e energjisë elektrike, duke shkaktuar vdekjen tragjike të kalimtarëve. Dhjetëra persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin nga vala e të ftohtit.
Bora e madhe dhe ngrica po godasin edhe Uashingtonin.
Advertisement
Kushtet e rënda të motit do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë temperatura veçanërisht të ulëta edhe në jug të SHBA.