Personi i ndaluar për vrasjen e tre personave në një park të Reading, në Britaninë e Madhe ishte një individ i njohur për shërbimet vendase të inteligjencës. Policia tashmë e ka bërë të qartë se ngjarja e rëndë përbën një sulm terrorist.

25-vjecari Khairi Saadallah, u arrestua të shtunën dhe forcat e rendit nuk po kërkojnë për bashkëpunëtorë. Nga sulmi me thikë, mbetën të plagosur rëndë edhe tre persona të tjerë. I dyshuari, me origjinë nga Libia është në arrest dhe sipas BBC-së, ai ka qenë i njohur për zyrën e inteligjencës britanike.

Vëmendjen e kësaj të fundit, Saadallah e ka fituar në 2019, pas informacioneve se kishte pasur për qëllim të udhëtonte jashtë shtetit – me gjasë për arsye të lidhura me terrorizmin. potencialisht për terrorizëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryeministri britanik, Boris Johnson u shpreh i tmerruar e tha se qeveria e tij do të bëjë ndryshime ligjore, nëse është e nevojshme.“Nëse ekzistojnë ndryshime që duhen bërë në sistemin tonë ligjor, për t’iu dhënë fund përsëritjeve të kësaj ngjarjeje, ne nuk do të hezitojmë në marrjen e atij veprimi”, tha Johnson.

Policia thotë se ende nuk është zbardhur motivi i sulmit. Një prej viktimave ishte një mësues historie 36 vjecar, James Furlong, i përshkruar si një njeri i jashtëzakonshëm, inteligjent dhe shumë miqësor.