
Një 59-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte dënuar me 3 vjet e 11 muaj burg në mungesë për veprën penale të trafikut të drogës dhe evazion fiskal. Ai akuzohej për ngajrje të ndodhura përgjatë vitit 2014.
Urdhëri për ndalimin e tij ishte lëshuar nga Prokuroria e Monzës.
Mësohet se ndalimi i shqiptarit është bërë në portin e qytetit bregdetar dhe më pas ai është transferuar në burgun e Raguzës.
Advertisement
/Vizionplus.tv/