Joaquín “El Chapo” Guzmán nuk ishte vetëm një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës, para se të arrestohej dhe të dënohej me burgim të përjetshëm në SHBA, por edhe i martuar njëkohësisht me dy gra. Akuza për bigami bëhet nga gazetarja meksikane Anabel Hernandes, e cila ka publikuar së fundmi një libër me titull “Emma dhe zonjat e tjera të narkotrafikut”.

Sipas asaj që thuhet në libër, Guzman ishte ende i martuar me gruan e parë, Alejandrina Salazar, kur lidhi kurorë ligjërisht me Emma Coronel, me të cilën ka dy vajza të mitura 10-vjeçare.

Libri del në shitje më 25 janar dhe në të Hernandez tregon me prova se El Chapo është ende i martuar me Salazar. Ai fillimisht u martua me të në vitin 1977 dhe bashkë kanë 5 fëmijë, mes të cilëve edhe Iván Archivaldo dhe Jesús Alfredo, të dy të shpallur në kërkim nga Shtetet e Bashkuara, pasi akuzohen për trafik lëndësh narkotike. El Chapo gjithashtu flitet se është martuar me Griselda López në vitin 1980, e më pas me Coronel në vitin 2007, kur kjo e fundit ishte vetëm 18 vjeç dhe Guzman 50.

Sipas librit, në ceremoninë martesore të tyre morën pjesë politikanë, anëtarë të ushtrisë dhe guvernatori i shtetit. Në libër, Hernández flet edhe për gratë e tjera të bosëve të trafikut të kokainës në Meksikë. Dhjetorin e kaluar, edhe Coronel u dënua me burg për trafik droge dhe pastrim parash. Sipas ligjeve meksikane, bigamia mund të dënohet me burg, nga 2 deri në 5 vite.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";