ITALI – Një aksident i rëndë ka ndodhur në provincën Latina. Ali Hoxha, 25 vjeç me origjinë shqiptare humbi kontrollin e makinës së tij “Volkswagen Golf” dhe makina më pas u rrotullua për të paktën njëqind metra.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën partnerja e tij 24-vjeçare Mariagrazia Bedin, ndërsa djali i tyre 6 muajsh është në gjendje të rëndë për jetën. Çifti ishin prindër të tre fëmijëve.
Pak orë pas aksidentit tragjik Ali Hoxha është arrestuar nga policia rrugore me akuzën e vrasjes. Pas testit rezultoi se 25-vjeçari ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit./vizionplus.tv
Advertisement