Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij turk, Rexhep Tajip Erdogan synojnë të lënë pas konfliktet dhe të ulen në një tryezë dialogu.
Erdogan i shkruajti një mesazh për Viti të Ri Macron, ku i shprehur edhe ngushëllimet për disa sulme në Francë vitin e kaluar.
Nga ana tjetër, Macron i dërgoi një letër me përmbajtje “shumë pozitive” këtë javë, duke filluar me përshëndetjen “I dashur Tajip” dhe duke thënë se ai ishte i hapur për një takim, tha ministri i Jashtëm turk, Cavusoglu.
Presidenca franceze konfirmoi shkëmbimin e letrave, pa dhënë detaje.
Advertisement
“Tani na duhen gjeste të prekshme nga Ankaraja”, tha presidenca franceze.