Një 70-vjeçar vdiq tragjikisht në Evia të Greqisë pasi një pemë i ra përsipër. Sipas mediave greke, viktima është identifikuar si George Malliaris, i cili ka qenë kryetar bashkie.
Ai u largua nga shtëpia e tij në 9 të mëngjesit, duke i thënë gruas së tij se do të shkonte në një zonë pyjore për të prerë një pemë pishe që ishte thyer nga bora dhe kishte mbyllur një rrugë rurale.
Koha kaloi dhe i moshuari nuk u kthye në shtëpi, kështu që gruaja e tij njoftoi autoritetet. Pas një kërkimi, ai u gjet i vdekur të mërkurën pasdite.
Advertisement
Në këtë mënyrë, u regjistrua viktima e katërt nga moti i keq në Greqi.