Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Glasgou të Skocisë ku si pasojë e një sulmi me thikë kanë humbur jetën 3 persona.
Ngjarja ndodhi në ambientet e brendshme të një hoteli në qendër të qytetit, ku gjithashtu raportohet se 6 persona të tjerë janë plagosur.
Forcat policore qëlluan personin e dyshuar për vdekje dhe izoluan zonën, por ende nuk kanë dhënë detaje të tjera.
Autoritetet vendase lajmëruan se deri tani nuk shihet si sulme me natyrë terroriste. Pamjet nga vendngjarja tregonin gjithashtu njerëz të tjerë të përgjakur që largoheshin në ambulanca ose në paterica. Hoteli besohet se është përdorur si strehë e përkohshme për azil-kërkues gjatë periudhës së koronavirusit.
Një nga dëshmitarët që ka qëndruar në ‘Park Inn Hotel’ tha se burri hyrë në zonën e recepsionit dhe menjëherë qëlloi me thikë dy njerëz.